SPORT

Basketbollistet e Bashkimit fitojnë Superkupën

Basketbollistet e Bashkimit e kanë fituar Superkupën e Kosovës. Në ndeshjen për Superkupë ato sot e mposhtën Kosovahome Prishtinën me rezultatin 75:72.

Arbnore Perçuku me 21 pikë ishte më efikasja te Bashkimi, ndërsa 16 pikë i shënoi amerikanja Lejzae Davidson. Te Prishtina më efikasja ishte Enxhi Gjanaj me 24 pikë.

Nga ora 17:00 fillon finalja e Superkupës te meshkujt mes Sigal Prishtinës e Bashkimit.