SPORT

Basketboll, xhiroja e 11-të nis të premten

Të premten dhe të shtunën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 11-të të Superligës së Kosovës në basketboll, ka njoftuar të martën Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Të premten do të zhvillohen dy ndeshje dhe të shtunën dy të tjera, ndërsa skuadra e Pejës do të pauzojë në këtë xhiro, shkruan Koha Ditore.

Dueli ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Lipjanit do ta hapë këtë xhiro, pasi luhet të premten prej orës 17:00, ndërsa dy orë më vonë në Prizren do të takohen Bashkimi dhe Trepça.

Lideri i Superligës, Rahoveci, do të luajë në shtëpi kundër Feronikelit të shtunën (17:00), kurse xhiroja do të mbyllet me duelin Ponte Prizreni – Sigal Prishtina, që nis në orën 19:00.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.