SPORT

Bashkohet Ismjali me Spezian në stërvitje, lë pas të gjitha problemet

Mbrojtësi prishtinas Ardian Ismajli ka hedhur pas krahëve të gjitha problemet dhe është bashkuar ditën e djeshme me grupin e lojtarëve te Spezia.

Tashmë kanë mbetur ditë që ai të debutojë me ekipin e tij të ri që kaloi gjatë verës nga Hajduk Split.

Ndërkohë fjalët e mira dhe besimi te klubi i Spezias nuk mungojë, pasi drejtori teknik Mauro Meluso, ka thënë se Ardian Ismajlit do të na ndihmojë.

“Nga sot (dje) Leo Sena dhe Ismajli janë më në fund me grupin. Ata kanë kualitete të rëndësishme dhe do na japin një dorë të madhe në arritjen e objektivit për mbijetesë”.

“Por është e qartë se ata që mbërrijnë nga jashtë kanë nevojë për një periudhë minimale për t’u përshtatur. Kështu që qetësisht do të hyjnë në mekanizmat e ekipit”, ka thënë Meluso. Ismjali sa ishte në tubim te Shqipëria kishte rezultuar pozitiv me COVID-19.