OPINION

Albin Kurti, s’guxon të bie në kurthin djallëzor të Edi Rames

Shkruan: Fadil MALOKU
1. Indicet e TANISHME (pa marr parasysh; qëllimin, dëshirën dhe aspiratën) për bashkimin midis Kosovës dhe Shqipërinë pa një ulëse në OKB dhe pa garancinë publike të OKB-s (insistimi duhet të bëhet që ajo të shtrohet përmes ndonjë Rezolute) për njohjen e kufijve të shpallur me aktin e pavarësisë, pra, të tërësisë territoriale, NËNKUPTON de facto e de jure, VETËM ndarje tē Kosovës!

2. E ajo çka është më e çuditshme dhe më makabre në krejt këtë synim e përpjekje është që; “gërshërët e ndarjes” do zbresin jo siç po e kërkon Serbia (përmes idesë së “korrigjimit” si minimumi i kompromisit!) deri te lumi Iber, por shumë kilometra poshtë tij. Pra, diku rreth 25%/30% të territorit të gjithmbarshëm të Kosovës, së njohur me kufijtë e përcaktuar administrativ.

3. S’këndejmi, Projekti i bashkimit të Kosovës (pas insistimit të marrjes nga ana e Serbisë tē 25%/30% të territorit tē Kosovës) me 75% të territorit tē saj të mbetur, me Shqipërinë mbetet synimi, qëllimi dhe përpjekja më shkatërrimtare e idesë së “kompromisit”, që po e ripërsërit si papagall politika dhe kakofonia e Presidentit Vuçiq. Ide kjo që mjerisht gjeti përkrahje naive edhe te Presidenti i Kosovës Thaçi, dhe sidomos te kryeministri kontrovers shqiptar, Edi Rama

Leave a Reply

Your email address will not be published.