Kosova

Bashkimi Evropian mbështet fuqizimin e sektorit statistikor në Kosovë

Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së në partneritet me Ambasadën e Suedisë do të fillojnë projektin “Fuqizimi i Sistemit Statistikor në Kosovë 2019-2020”.

“Projekti synon të kontribuojë në fuqizimin e sistemit statistikor të Kosovës duke mundësuar zhvillimin e informatave të besueshme statistikore dhe duke lehtësuar përmirësimin e vendimmarrjes. Vlera e projektit është 3.500.000 euro, ku kontributi i BE-së është 2 milionë euro dhe i SIDA-s, 1.53 milionë euro.”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.