Bota

Bashkimi Evropian do të lejojë vizitorë nga 14 vende ‘të sigurta’

BE ka përcaktuar 14 vende, shtetasit e të cilëve konsiderohen “të sigurt” për t’u lejuar nga 1 korriku, në kushtet e pandemisë – por SHBA, Brazili dhe Kina janë të përjashtuara.

Ndër shtete e lejuara janë Australia, Kanadaja, Japonia, Maroku dhe Koreja e Jugut, njofton BBC.

BE është e gatshme të shtojë Kinën nëse qeveria kineze ofron një marrëveshje reciproke për udhëtarët e BE-së, thonë diplomatët.

Kontrollet kufitare të BE janë hequr për qytetarët e BE që udhëtojnë brenda bllokut. Rregullat për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar janë të përfshira veçmas në negociatat e Brexit.

Shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si qytetarët e BE-së deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit më 31 dhjetor. Prandaj, gjatë asaj kohe shtetasit e Mbretërisë së Bashkuar dhe anëtarët e familjes së tyre janë të përjashtuar nga kufizimi i përkohshëm i udhëtimit.

Në listën e tanishme “të sigurt”, me gjasë që do të ndryshohet, janë Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Mbretëria e Bashkuar aktualisht është duke negociuar për “ura ajrore” me disa shtete anëtare të BE-së, në mënyrë që koronavirusi të mos bllokojë plotësisht pushimet verore – sezoni më i ngarkuar në Evropë për turizmin, i cili punëson miliona njerëz.

Procedura e BE për të zyrtarizuar listën, dhe kriteret me të cilat vendet gjykohen të sigurta apo jo, do të përfundojnë mesditën e së martës.

Një shumicë e kualifikuar e vendeve të BE – të paktën 55% e vendeve të BE-së, që përfaqësojnë 65% të popullsisë së BE – janë regjistruar në listë.

Kishte ndarje midis atyre si Spanja – që dëshironin nxitjen e turizmit, por që preferuan të lëviznin të sigurt sepse janë goditur shumë nga Covid-19 – dhe të tjera vende si Greqia dhe Portugalia, të cilat varen nga turizmi, por janë më pak të prekur nga virusi .

Leave a Reply

Your email address will not be published.