Kombëtare

Bashkëpuntori i organiziatës terroriste ruse në Jarinje me përkrahjen e BIA (Foto)

Policia e Kosovës në 24 orët e fundit ka shqiptuar 647 tiketa për mosrespektim të masave antiCOVID.

Po në 24 orët e fundit, Policia ka shqiptuar 1,357 tiketa trafiku.

Të premten kanë ndodhur 23 aksidente me të lënduar dhe 36 me dëme materiale.

Policia gjatë të premtes ka arrestuar 22, 10 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajte të dënimit.

“Unë nuk mund rrija ulur në shtëpi dhe të dërgoja mbështetje nga ‘tastiera’, i hipa veturës dhe erdha. Dhe nuk u pendova!”, ka vazhduar më tej Dajkoviç.

“Si serb nga Mali i Zi, nuk i harroj vuajtjet e njerëzve tanë në Kosovë, por nuk harroj as kur ata na dhanë mbështetje kur ne mbrojtëm shenjtëritë tona në Mal të Zi”.

Image

“Sonte jam njeriu më i lumtur sepse jam vetvetja dhe mes vëllezërve!”, ka përfunduar Dajkoviç në statusin e tij në rrjetin social Facebook, ku përvec shkrimit ka bashkëngjitur edhe disa fotografi.

Postimi i tij ka nxitur reaksione të ndryshme, si nga serbët por edhe nga shqiptarët. Megjithatë, bie në sy përkrahja që i ka dhënë njëri nga eksponentët e shërbimit të inteligjencës së Serbisë, Bojan Dimiç.

“Të lumtë ty, kurse dhuratë dhe respekt të madh për mikpritësit në tendë”, ka thënë njëri nga udhëheqësit e BIA-s së Serbisë.

Në një tjetër fotografi Dajkoviç është parë nën shoqërimin e Kryetarit të Banjallukës, Drashko Stanivukovic i cili e ka të ndaluar të hyjë në Mal të Zi dhe me Kryetarin e Lëvizjes “Serbët e Rinj” nga Mali i Zi, Kristijan Kojicic.

Vladislav Dajkoviç, Kryetari i Banjallukës, Drashko Stanivukovic (në mes) dhe Kristijan Kojicic nga Mali i Zi (kryetar i Lëvizjes “Serbet e Rinj”)

Dajkoviç, është shumë i afërt me Kremlinin, rezidencën presidenciale të Presidentit të Rusisë, dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në të gjitha organizimet kundër pushtetit perëndimor në Mal të Zi gjatë viteve të fundit.

Në fillim të organizimit kishtaro-politik të vitit 2020, i cili pas 9 muajsh presioni e lufte hibride, përmbysi pushtetin e Milo Gjukanoviqit, serbi nga Mali i Zi, Vladislav Dajkoviç, është parë në shoqërim të veprimtarëve të Lëvizjes Imperialiste Ruse, e shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja. Madje, ai ka edhe fotografi me flamurin e kësaj organizate terroriste “zi, verdh e bardh”.

Mediat kosovare kanë raportuar mbrëmë se në mesin e protestuesve serbë në veri, janë parë edhe shtetas rusë, të cilët janë të njohur për influencimin e krizave.

Është raportuar edhe për praninë e pjesëtarëve të xhandarmërisë serbe, përkatësisht bashkëpunëtorëve të ngushtë të Bratioslav Dikiçit, njërit nga bashkëpunëtorët e shërbimit sekret ushtarak rus GRU, përgjegjës për grushtshtetin e vitit 2016 në Mal të Zi.