Show Biz

Bashkëpunimet përfshijnë estradën …

BASHKËPUNIME TË SHUMTA NGA ESTRADA

Liridon Spahiu

Viti 2019 ishte pa diskutim shumë i suksesshëm për këngëtaret shqiptar.

Projekte te shumta muzikore preken majat e suksesit, duke u dëgjuar brenda e jashtë kufijve shqipfolës.

Pati edhe bashkëpunime interesante te cilat morën epitetin e hitit

Trendi i bashkëpunimeve duket se do të vazhdoj edhe sivjet. Kështu të paktën duket nga publikimet që janë bërë, si dhe ato që pritet të bëhen gjatë ditëve në vazhdim, shkruan T7.

Javën që lamë pas me bashkëpunim erdhi këngëtarja e cila aktualisht është në majat e shoubizit, si për jetën profesionale, ashtu edhe atë personale. Bëhet fjalë për Loredanën e cila solli këngën “Kein Wort” në bashkëpunim me me reperen e njohur gjermane Juju. Kënga u prit mjaft mirë nga publiku, por që zgjoi edhe vëmendjen e fansave të Loredanës të cilët menjëherë aluduan se teksti ishte dedikim për Mozzik.

Një bashkëpunim interesant u cilësua edhe ai në mes këngëtarit të njohur Sinan Vllasaliu dhe Anxhela Peristerit me titull “Ata”.  Ky bashkëpunim zgjoi kureshtje të madhe te publiku menjëherë pas paralajmërimit të tij. Kënga e publikuar të shtunën erdhi edhe me videoklip.  Me tekst të Fifit dhe kompozim të Kledi Bahitit, “Ata” po rezulton të jetë një bashkëpunim i suksesshëm nga dyshja e cila bashkëpunon për herë të parë.

E gjatë vikendit qe lame pas erdh edhe një tjetër bashkëpunim shumë interesant Flaka Krelani publikoi këngën “Slay” me reperin e njohur amerikan Young Noble i cili ishte pjesë e grupit të Tupac, që njihej me emrin Outlawz. Kjo kënge e publikuar edhe me videoklip, pati komente shume pozitive qe nga publikimi, derisa edhe Flakën na sjell shume me ndryshe.

Pos këtyre bashkëpunimeve që u publikuan gjatë këtij muaji, edhe shumë të tjera pritet të dalin gjatë këtyre ditëve.

“Hana” titullohet bashkëpunimi i dyshes shumë të suksesshme shqiptare, Flori Mumajesi e Yll limani. Këtë këngëtarët e kanë bërë të ditur në rrjetet e tyre sociale, duke bërë që fansat ta presin me pa durim këtë krijim.

Një bashkëpunim mes Florit dhe Yllit ishte përfolur kohë më parë, por që duket se vetëm tani këngëtarët kanë vendosur ta finalizojnë. E kur përmenden këta dy emra, suksesi i këngëve veç është i garantuar.

E një bashkëpunim tjetër i cili zgjoi vëmendje të madhe, ishte ai në mes Mozzik dhe Taynas, dy nga emrat më të komentuar të momentit në shoubizin shqiptar. Sipas kësaj dysheje, kënga e titulluar “Edhe ti” u realizua në një kohë rekord, dhe se pritet të jetë hiti i radhës në muzikën shqiptare.

Bashkëpunimet mes dy gjeneratave dhe kombinimi i dy zhanreve të ndryshme ka rezultuar të jetë mjaft i suksesshëm në vitet paraprake. Kështu pritet të ndodh edhe në duetin e paralajmëruar në muajin dhjetor nga Fifi me Remzije Osmanin i cili pritet të publikohet së shpejti. Shumë këngë të tjera të komentuara dhe të spekuluara nga ana e publikut, pritet që të publikohen gjatë muajve në vazhdim e që bashkëpunimet nuk kanë për të munguar.