Show Biz

Bashkëpunim me një artist të huaj paralajmëron Diona Fona

Diona Fona është një këngëtare e re e cila shumë shpejt është bërë e dashur për publikun.

Diona është rikthyer nga Londra në Prishtinë për të vazhduar karrierën muzikore.

Këngëtarja ka qenë e ftuar në emision “Reload” në RTV Dukagjini ku ka folur për projektin e saj të fundit “Xhani”.

Artistja ndër të tjera ka paralajmëruar edhe një bashkëpunim ndërkombëtarë sa i përket një projekti muzikor.

“Do të ketë bashkëpunim me një artist internacional. Është një bashkëpunim që mezi po pres të publikohet…Kënga është kryer, ka mbetur vetëm realizimi i videoklipit”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Diona thotë se për momentin ndjehet e plotësuar edhe në tregun shqiptar.

Këngëtarja ka shuar kureshtjen e fansave duke u përgjigjur disa pyetjeve “blic” të fansave. Ajo ka thënë se nuk ka operacione plastike, ndërsa nuk ka dashur as të flas nëse është apo jo në një lidhje dashurie.