Bashkëpronari i Manchester United: Nuk synojmë Mbappe apo Bellingham

Bashkëpronari i Manchester United, Jim Ratcliffe, ka zbuluar se klubi nuk do të synojë transferime të yjeve. 

United nuk e ka fituar Premier Ligën që nga viti 2013 dhe në tabelën e këtij edicioni aktualisht ndodhet në vendin e gjashtë. Skuadra ka arritur të kalojë në gjysmëfinalen e FA Cup. 

“Zgjidhja nuk është të shpenzosh shumë para për lojtarë të mëdhenj. Nuk është aq e zgjuar blerja e Mbappe apo Bellingham. Më sfiduese është të gjesh Mbappen e ardhshëm ose Bellinghamin e ardhshëm”, ka thënë Ratcliffe.

“Gjëja e parë që duhet të bëjmë është të marrim njerëzit e duhur për vendet e duhura”.

Go to TOP