Kosova

Bashkë me Zemajn dhe Policia inspektojnë lokalet në Prishtinë

Pas rritjes së rasteve me coronavirus, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka inspektruar lokalet te “Kafet e Vogla” në Prishtinë.

Ndaj atyre që nuk po i respektojnë rekomandimet anti-Covid, po merren masat përkatëse ligjore.

Ministria e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike rreth Covid-19 do të mblidhet nesër për të shqyrtuar propozimet e reja për aplikimin e disa masave me qëllim që të parandalohet përkeqësimi i situatës epidemiologjike që do të mund të çonte te kufizimet ekstreme. Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit vdiqën katër persona, të cilët ishin të prekur me Covid-19, ndërsa u konfirmuan 418 raste të reja, derisa u shëruan 67 pacientë.