Kosova

Basha: Humbja në Podujevë i bëri bashkë pë rimëkëmbjen

Ajo çka ndodhi është reflektim i zgjedhjeve në Podujevë, dhe i bëri bashkë sot për ta votuar ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Kështu tha në emisionin Info Direkt të DTV-së, Demal Basha, deputet i VV_së.

“Këta i bënë bashkë paret, pra kur kanë plan për paret e shtetit atëherë bëhen bashkë, si sot. Ideja me i ndihmua qytetaret me paret e tyre, nuk është e drejtë dhe arsyeshme. Me këtë që sot u votuar ata më shumë kanë da pare për supermarkete të cilët ua kanë kërkuar listën e punëtoreve të dhjetorit. Pra në muajin kur këto markete e kanë numrin më të madh”.

Basha tha se, ministrja e Financave pati thënë se i kemi 400 milionë euro, atëherë pse të preket trusti. E kemi pa një amendament që vetëm një njeriu ia falën mbi 5 milionë euro.

“Ministri Abrashi pati përfituar prej faljes së akcizës, dhe njëjtë propozoi për t’ia falur një milioneri tjetër”, tha Basha.

Ai tha se, nuk është që më befason diçka ky bashkim i PDK-së, me koalicionin qeverisës, sepse frika nga Podujeva tashmë po reflekton. Deputetët nuk kanë më vlerë, më shumë ka një zv.ministër mu shkaku i Haradinajve dhe të tjerëve që i shohin deputetët si numra dhe i drejtojnë kah të dojnë.

“Pra fryma për zgjedhjen po shihet kur po kërkojnë vota borxh apo hua. Po e ndiva Albin Kurtin të thotë se ama votën t’i jap votat e mija mua nuk më sheh më në LVV. Frika dhe paret i bëri bashkë dhe do t’i bëjë edhe për Presidentin”, tha Basha.

Sipas Bashes, PDK nuk ka qenë opozitë, pasi që e shohim ligjin për lejimin e votimit të mërgimtarëve shqiptar të Kosovës.

“PDK-LDK janë në sinkronizim ku edhe për Rimëkëmbje Ekonomike u bënë bashkë. Zor se kanë me leju mbajtjen e zgjedhjeve sepse Podujeva i frikësoi, tashmë ata veç kanë me gjetë forma për me ba gjithçka që mos me leju zgjedhje. Këta i bënë dy gjëra! Vendin e dështuan ekonomikisht dhe shkarkuan qeverinë Kurti, pastaj thanë kemi zgjidhje dhe po shihet cila është zgjidhja me qeverinë Hoti”, tha ai.

Sa i përket zgjedhjes së presidentit, Bashha tha se, sigurisht që do të tentojmë t’i ndalim sepse këta për presidentin kanë me bë pazare me Listën Serbe, sepse tash kjo listë nuk po ia voton ligjet shkaku që pazarin që e kanë ba me ta nuk kanë mundësi ta realizojnë, sepse dalin bllof para qytetarëve. Për marrëveshjet me ta që i kanë ba.

Ai ka folur edhe për Grenellin.

“Grenelli ka pritur ta nënshtroj VV-në por nuk arriti atëherë bashkë me partitë këtu e rrëzunë Qeverinë Kurti. Nuk ka faj Aleksandar Vuçiqi për presionin sepse ai e sheh me anë të presionit me të shkelë në fyt, dhe Grenellit i duhej marrëveshja me ta. Tash ai ma nuk është aty. Qendër e vëmendjes e Grenellit ke interesat e veta personale, tha Basha.