Bota

Barnatoret në Nju Jork do të kryejnë teste për koronavirus

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për t’iu lejuar barnatoreve që të kryejnë teste për koronavirus.

Guvernatori Cuomo ka thënë se këto masa do të krijojnë “një rrjet prej më shumë se 5,000 barnatoreve si vende për testim”.

Ai po ashtu ka thënë se kriteri i testimit do të zgjerohet, ashtu që në testim të përfshihen punëtorët shëndetësorë të frontit të parë.

Sipas tij, numri i personave të vdekur me koronavirus është rritur për 437, në krahasim më 422 në krahasim me një ditë më parë.

Megjithatë, ai ka thënë se numri i pacientëve të hospitalizuar për shkak të virusit ka rënë për rreth 1,100 për ditë.

Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, deri më tani në ShBA janë regjistruar mbi 900,000 të infektuar dhe mbi 50,000 të vdekur si pasojë e sëmundjes Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.