Kosova

Barišić: Kroacia një partner strategjik dhe shumë i afërt i popullit shqiptar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në vazhdën e takimeve të miqve dhe aleatëve tanë, sot, në zyrat e Qeverisë së Kosovës, priti në takim ambasadoren e Kroacisë, znj.Danijela Barišić.

Ambasadorja e uroi Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe i ofroi mbështetje të madhe, si një partner strategjik dhe shumë i afërt i popullit shqiptar.

Aleatët tanë ndërkombëtarë janë të rëndësishëm për shtetin e Kosovës, e sidomos kur një prej tyre është një vend mik e i afërt sikur Kroacia. Me Kroacinë përveç që duhet të bashkëpunojmë në sferën ndërkombëtare, bashkëpunimi më të duhet të bëhet edhe në atë regjional. Të përbashkëtat mes Kosovës e Kroacisë janë të shumta, prandaj edhe duhet që edhe bashkëpunimi të rritet.

Kroacia tashmë ka marrë kryesimin e Bashkimit Evropian dhe ky është një fat i madh për shtetin tonë dhe si të tillë duhet ta shfrytëzojmë.

Integrimi evropian është prioritet i qeverisë së re dhe për këtë do të angazhohen të gjitha kapacitetet tona intelektuale e ekipore për të arritur më të mirën e mundshme. /Kosova.info/