Barcelona vendos rekord të zi në Ligën e Kampionëve

Barcelona u mposht me rezultatin e thellë 0-3 ndaj Bayern Munich në “Camp Nou”, në ndeshjen e vlefshme për grupet e Champions League.

Një sfidë e dominuar totalisht nga bavarezët, të cilët nuk i lanë aspak hapësira katalanasve të depërtonin në zonën e tyre.

Por, e keqja nuk mbaron këtu për Barcelonën, pasi ata kanë vendosur edhe një rekord të zi në Champions.

Për herë të parë në historinë e klubit, Barcelona nuk ka arritur të bëjë asnjë gjuajtje në kuadratin e portës.

Pas ndeshjes, Koeman dhe Pique pranuan se nuk janë në formë të mirë, por besojnë që pas dy apo tre viteve kjo skuadër me talente të rinj do arrij sërish në nivele të larta.

Image
Go to TOP