SPORT

Barcelona synon ta “blindojë” Fatin

Barcelona po planifikon t’ia vazhdojë kontratën talentit spanjoll Ansu Fati.

17-vjeçari ka shkëlqyer me katalunasit, duke qenë ndër lojtarët më të dalluar te klubi spanjoll, transmeton KOHA.

Drejtuesit e klubit po kërkojnë t’ia vazhdojnë kontratën Fatit, e cila i skadon në vitin 2022.

Klubi i ka ofruar rritje të dukshme të pagës dhe kontratë katërvjeçare, që do ta mbante atë në “Camp Nou” deri në vitin 2026.

Fati këtë sezon me Barcelonën në pesë ndeshje të luajtura ka shënuar katër gola dhe dy asistime.