SPORT

Barcelona mund ta emërojë trajner të ri ish legjendën e klubit, Xavi Hernandez

Flores beson se Xavi do të jetë trajner i Barcelonës sezonin e ardhshëm

Dita ditës, zërat po shtohen edhe më shumë se Xavi Hernandez do të ulet në stolin e Barcelonës, pasi legjenda e katalunasve publikisht pranoi se do t’i pëlqente diçka e tillë dhe se madje është gati për të marrë përgjegjësi.

Tani, sipas Chicho Flores, Xavi do të jetë trajner i Barcelonës.

Ai ka luajtur për shumë vite kundër Barcelonës në Spanjë para se të transferohet në Katar, derisa kujton edhe kohën kur në moshën 20 vjeçare u transferua te Barça, luante për ekipin B, por stërvitjen me ekipin e parë.

“Ishte e mrekullueshme koha kur isha me [Pep] Guardiola dhe Tito Vilanova”, tha ai për Radio MARCA.

“Kam mësuar shumë nga ata dhe klubi. Si fëmijë, kisha shans të stërvitem me [Lionel] Messi, Ronaldinho, [Samuel] Eto’o, Deco, [Andres] Iniesta, Xavi, [Carles] Puyol… ishte çmenduri”.

“Jam i lumtur se si po ecin punët për Xavin dhe mendoj se ka të ardhme të ndritur. Ai do të jetë trajneri i ardhshëm i Barcelonës”. /Gazeta Express/