SPORT

Barcelona me të ardhme të sigurt, gjashtë talentët që po shkëlqejnë këtë edicion

Ronald Koeman ka një reputacion për të rritur talentë të mëdhenj futbolli. Trajneri holandez ka ndihmuar në fillimin e karrierës si Zlatan Ibrahimovic, Juan Mata, Virgil van Dijk dhe Sadio Mane.

Tani, te Barcelona, ai po formon një brez të ri talentesh, shumica e të cilave u bë brenda mureve të akademisë së klubit.

Ansu Fati, Riqui Puig, Ronald Araujo, Oscar Mingueza, Ilaix Moriba e Pedri, kanë impresionuar gjatë këtij edicioni.

Janë gjashtë talentë që mund të formojnë thelbin e ekipit të Barcelonës për dekadën e ardhshme.