SPORT

Barcelona hyn në garë për Wernerin

Barcelona është gati t’i bëjë ofertë RB Leipzigut për ta transferuar sulmuesin Timo Werner, të cilin e sheh si zëvendësues të Luis Suarezit të lënduar.

23-vjeçari Timo Werner nënshkroi kontratë të re me liderin aktual të Bundesligës në gusht të vitit 2019 dhe ka kontratë në Leipzig deri më 2023.

Vitin e kaluar, drejtori sportiv i Leipzigut, Markus Krosche, tha se Werner nuk do të largohet nga klubi në të ardhmen e afërt, përkundër interesimit nga Liverpooli dhe Manchester Unitedi.

“Timo sapo e ka rinovuar kontratën me ne dhe ne nuk e kemi në mendje ta lëshojmë atë të largohet”, kishte thënë Krosche për Bild në nëntor të 2019-tës.

Megjithatë, klubi katalonas nuk është i gatshëm të dorëzohet në tentimin për ta transferuar futbollistin, pasi që tani i duhet një qendërsulmues që mund ta zëvendësojë Luis Suarezin, i cili do të mungojë për disa muaj.

22-vjeçari Werner tani është baras me Robert Lewandowskin në krye të listës së golashënuesve më të mirë të Bundesligës me 20 gola të shënuara në 18 ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Këto paraqitje të tij të mira bëjnë që Barcelona të mos e ketë shumë të lehtë ta transferojnë futbollistin, pasi që ai ka ngjallur interesimin edhe të Liverpoolit dhe Chelseat këtë muaj.