SPORT

Barcelona: Gjyqtarët janë kundër nesh në çdo takim!

Barcelona nuk është e lumtur me gjyqtarët në këtë edicion, e kjo u shfaq edhe në të dielën e javës së kaluar në finalen e humbur të Superkupës së Spanjës përballë Athletic Bilbaot.

Ronald Komena ka kritikuar mënyrën se si po referojnë gjyqtarët në një takim të tyre, duke thënë se ata janë kundër skuadrës katalunase.

“Më mirë mos të them asgjë për gjyqtarët, vetëm do t’i përsërisja gjërat dhe kjo është e qartë tashmë se ata janë kundër nesh”, ka thënë trajneri holandez.

Koeman nuk ishte i lumtur me numrin e fauleve për Bilbaon, që u lejuan sipas tij që loja të vazhdonte në çdo rast pothuajse.

Blaugranasit ishin ankuar për referim edhe në takimet ndaj Getafes, Sevillës, Real Madridit dhe Juvenusit.

“Nuk e kuptoj VAR-in, mendoj se VAR-i është kundër Barcelonës…kanë kaluar pesë ndeshje dhe nuk kemi përfituar asgjë nga ata”, kishte thënë Koeman pas ndeshjes me Real Madridin.

Ai nuk e ka kufizuar kritikën e tij as në ndeshjet që përfshijnë ekipin e tij, duke vënë në dyshim vendimin për të mos dhënë një penallti për Eibarin kundër Real Madridit në dhjetor.

“Nëntë nga 10 tifozë të Madridit do t’ju thonë se kjo është një penallti. Shumica e njerëzve nuk e kuptojnë pse ndonjëherë ata thirren dhe ndonjëherë jo”, kishte thënë më tej Koeman. Të dielën, ai nuk ishte aq i hapur, por komentet e tij treguan pakënaqësinë e tij edhe një herë për gjyqtarët dhe VAR-in.