SPORT

Barcelona fiton thellë ndaj Alavesit

Barcelona ka triumfuar me rezultat të thellë 5-1 në shtëpi ndaj Deportivo Alavesit në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të në La Liga.

Katalunasit kanë vazhduar serinë e fitoreve, duke triumfuar në Camp Nou dhe duke u ngjitur në pozitën e dytë.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të madh të vendasve, të cilët përveç rasteve shënuan edhe tri gola, ku dy ishin të vlefshëm.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 29-të dhe ishte Francisco Trincao, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të laix Moriba.

Në minutën e 36-të doli në skenë Lionel Messi, i cili shënoi por goli u anulua nga VAR-i, ndërsa në minutat shtesë argjentinasi shënoi për 2-0 një supergol që u pranua.

Në pjesën e dytë, katalunasit vazhduan dominimin dhe golat, duke shënuar edhe tri sosh dhe duke siguruar fitoren e madhe.

Fillimisht ishin mysafirët që shënuan me anë të Luis Rioja (57’) për 2-1, por Barca shpejt ktheu diferencën prej dy golash duke shënuar me anë të Trincaos (74’) për 3-1.

Barcelona nuk u ndal me kaq pasi Messi (75’) shënoi edhe një supergol për 4-1 ndërsa Junior Firpo (80’) vulosi rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Barcelona e sheh veten në pozitën e dytë me 46 apo tetë më pak se Atletico Madridi i pari, ndërsa Alavesi zë vendin e 16-të me 22 pikë.

Në ndeshjen e radhës, katalunasit e presin Cadizin, ndërsa Alavesi udhëton te Real Sociedadi.