SPORT

Barcelona dëshiron të transferojë sulmuesin nga Anglia

Barcelona ka shfaqur interesim të madh për sulmuesin e Manchester Cityt, Gabriel Jesus.

Sipas asaj që raporton e përditshmja spanjolle “AS” klubi katalonas dëshiron të transferojë disa lojtarë para fillimit të sezonit të ri, me sulmuesin brazilian në listën e dëshirave pasi Antoine Griezmann vendosi të qëndrojë në Atletico.

Edhe pse Barça do të dëshironte ta transferonte Jesusin, është e vetëdijshme se do të jetë tejet e vështirë ta bëjë një gjë të tillë.

Braziliani është vetëm 21-vjeçar dhe pjesë e një klubi të pasur si Manchester City me plane afatgjate.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.