SPORT

Barça fiton Ligën e Kampionëve në hendboll

Pesë muaj e gjysmë pasi humbi finalen e edicionit të kaluar, Barça u revanshua dhe ngriti trofeun e Ligës së Kampionëve, të nëntin në histori.

Në finalen e së dielës ndaj Aalborgut, Barçës i janë dashur pak minuta për të nisur dominimin. Për herë të parë kampioni i ka fituar të gjitha ndeshjet e edicionit, 20 gjithsej. Po ashtu fitorja 36:23 është më e thella në histori të finaleve të Ligës së Kampionëve.

Për Barçën është titulli i parë pas vitit 2015. Gonzalo Perez de Vargas është shpallur MVP.

Katër lojtarë të Barçës largohen nga skuadra pas kësaj ndeshjeje: Cedric Sorhaindo, Aron Palmarsson, Kevin Moeller dhe Raul Entrerrios. Do të largohet edhe trajneri Xavier Pascual, që do të marr drejtimin e Dinamo Bukureshtit.