Kombëtare

Barbara dhe Salvini falenderojnë Shqipërinë për mjekët, thumba BE: Keni memorie të shkurtër

Moderatorja Barbara D’Urso dhe ministri Matteo Salvini, kanë falenderuar Shqipërinë për dërgimin e 30 mjekëve dhe infermierëve, për të ndihmuar vendin e tyre në luftën ndaj Covid-19.

Teksa po fliste në ‘TG5’, për koronavirusin Barbara falenderoi Shqipërinë dhe thumboi Europën, duke shtuar se atje njerëzit e kanë memorien të shkurtër.

Barbara D’Urso: Dua të falenderoj Shqipërinë për aktin që ka bërë. Janë këtu, po vijnë 30 mjekë. Ka edhe nga Kina, por Shqipëria fqinje është një vend i vogël i varfër. Ndryshe nga Europa që ka vende që aknë memorie të shkurtër.

Salvini: E kështu është Barbara, fjala Europë vjen nga bashkimi, por kur vjen puna tek nevoja, ndihmat vijnë nga Shqipëria dhe Venezuela. Askush tjetër nuk ndihet.

Barbara D’Urso: Këtu njerëzit po vdesin, po vdesin.