Kosova

‘Barazi dhe jodiskriminim’, Haxhiu: I papranueshëm, refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas deklarimit të ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elber Krasniqi, i cili njoftoi se në disa lokale po refuzojnë t’u shërbejnë qytetarëve nga komunitetet.

Haxhiu deklaroi se refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranueshëm.

Ajo theksoi gjithashtu se kjo nuk duhet të ndodhë askund dhe asnjëherë.

“Barazi dhe jodiskriminim”, shtoi ministrja Haxhiu.

Kurse ministri Krasniqi pak më parë bëri thirrje për bojkotim të lokaleve që bëjnë ndasi të tilla.

Shfaq më shumë
//benoopto.com/4/3473483