Kombëtare

Banorët romë, ashkali e egjiptas në Gjakovë tash e 30 vjet jetojnë pranë mbeturinave

Të diskriminuar dhe të injoruar, si nga qeverisja komunale ashtu edhe nga ajo qendrore, po ndihen këta banorë të lagjes “Ali Ibra” në Gjakovë.

Të rrethuar nga mbeturinat, thonë se u është mërzitur jetesa këtu, raporton KTV.

Për më shumë se 30 vjet, ata banojnë në ambient përplot mbeturina.

Banorët thonë se edhe fëmijët janë të diagnostikuar me sëmundje të ndryshme nga këto mbeturina.

Përgjegjës të lagjes thonë se kanë bërë shumë kërkesa në Komunë dhe Ministri të Mjedisit që ta zgjidhin këtë problem, por, përveç premtimeve, nuk ka pasur asgjë konkrete.

Zyrtarë të Komunës së Gjakovës nuk kanë pranuar që të deklarohen rreth kësaj çështjeje, me arsyetimin se kryetari nuk gjendet në Komunë, por vetëm shkurt kanë thënë se është duke u kompletuar komisioni i cili do të merret me këtë problem dhe se shumë shpejt deponia do të hiqet nga aty.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483