Banorët e fshatit Kaçanik i Vjetër pa furnizim me ujë nga ujësjellësi

Banorët e fshatit Kaçanik i Vjetër, tash disa muaj, janë pa furnizim me ujë nga ujësjellësi. Bislim Krasniqi, banor i këtij fshati thotë se me ujë furnizohet për momentin vetëm nga puset tek të afërmit pasi nga ujësjellësi tash e disa muaj nuk ka asnjë pikë ujë.

“Ne kemi telashe me ujësjellës, nuk jemi të furnizuar një muaj e më shumë thuaj se nga korriku. Problemi ku është nuk e dimë po kemi telashe me furnizim të ujit. Zakonisht me ujë furnizohemi prej shtëpive tjera ku kanë puse bunar dhe nëpërmjet tyre furnizohemi për nevojat e përditshme edhe kur vije ndonjëherë vjen me një rrjedhje shumë të dobët gjë që nuk na e plotëson nevojat për familje”, tha Krasniqi.

Përfaqësuesi i fshatit Kaçanik i Vjetër bëri të ditur se shumë banorë, në mungesë të furnizimit me ujë, kanë hapur bunar

“Makineritë që i kanë shpuar puset që një muaj ditë makineritë nuk janë hekur nga fshati dhe kemi pas shumë telashe me ujë. Kemi bërë kërkesë te ‘Bifurkacioni’ në Ferizaj në Kaçanik edhe në komunë”, tha Adnan Krasniqi – përfaqësues i fshatit Kaçanik i Vjetër.

Në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit thanë se janë duke punuar në rregullimin e defektit.

“Kemi pasur ankesa nga banorët e atij fshati për mungesë të ujit dhe kemi vendosur që të rrisim kapacitetin të pompave e kemi ndërruar kapacitetin e pompave dhe nga shtypja e lart ka pasur plasaritje të gypave që ne edhe në këto momente punëtorët tanë janë duke u angazhuar përmirësojë edhe ti sanojnë këto defekte dhe pritet që shumë shpejtë të kthehet edhe furnizimi me ujë”, tha Valdet Syla, menaxher i departamentit operativ në KRU “Bifurkacioni”.

Gjatë verës edhe në komunën së Kaçanikut aplikohet orari i reduktimit të furnizimit me ujë.

Go to TOP