Kombëtare

Banorët e Arbërisë po e kundërshtojnë ndërtimin e një pompe derivatesh pranë stacionit të trenit

Ka nisur një debat tjetër për ambientin në Prishtinë. Qytetarët e lagjes Arbëria po e kundërshtojnë ndërtimin e një pompe derivatesh pranë stacionit të trenit.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se toka është e Hekurudhave, përkatësisht kompanisë “Infrakos”, raporton KTV.

Ahmeti ka insistuar se nuk do të lejojë ndërtim në këtë pjesë.

Në këtë zonë, Ambasada Amerikane në vitin 2011, për Ditën e Tokës, kishte mbjellë fidanë. Por, parku i këtushëm tashmë është shkatërruar.

Ahmeti ka akuzuar zyrtarë të Infrakos-it se kanë dashur të ndërtojnë edhe qendër tregtare në këtë pjesë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483