KULTURË

Banksy me mural të ri kundër vrasjeve raciste, “djeg flamurin amerikan”

Pas trazirave të fundit në ShBA, Banksy është shfaqur me një mural të ri.

“Njerëzit me ngjyrë po dështojnë”, ka shkruar artisti i njohur anonim, duke aluduar tek vrasja e afro-amerikanit George Floyd.

Banksy ka shfaqur mbështetjen e tij kundër vrasjeve raciste në ShBA, me thirrjen “Jetët e zezakëve vlejnë”.

Murali shfaq skenën e një vigjilje, ku një qiri djeg flamurin amerikan.

Më pas, artisti që mbetet gjithnjë anonim, ka publikuar muralin e realizuar edhe në rrjetin social Instagram, duke shkruar; “Fillimisht mendova që duhet ta mbyll gojën dhe t’ia lë zezakëve të merren me këtë çështje. Por pse ta bëjë këtë? Nuk është problemi i tyre, është problemi im”.

Më pas, duke kritikuar “sistemin e të bardhëve”, ai ka thënë se “ky është një problem i të bardhëve, dhe ata duhet ta zgjidhin këtë”.