Kosova

Balotazhi me 14 nëntor, fushata do të jetë vetëm pesë ditë

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se KQZ tashmë ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve.

Elezi bëri të ditur se fushata zgjedhore për balotazhin do të jetë pjesë ditë, nga 8 nëntori deri më 12 nëntor.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar planin operacional për organizimin e raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave…. Fushata zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët për kryetarë do të jetë pesë ditë. Do të fillojë nga 8 nëntori dhe do të përfundojë më 12 nëntor”, tha ai.

Zëdhënësi i KQZ-së bëri të ditur se për votuesit nga jashtë që janë regjistruar nga 10 korriku deri më 18 gusht, KQZ ka vendosur 15 ditë në dispozicion që t’i dërgojnë fletëvotimet e tyre përmes postës

Ai tha se kjo do të fillojë nga 29 tetori, ndërkaq fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ më së largu deri më 12 nëntor.

Shfaq më shumë
//thaudray.com/4/3473483