Life Style - Funny

Ballafaqimi me qentë endacakë dhe shmangia ndaj rrezikut të tyre

Qeni është miku më i mirë i njeriut derisa jeton me të. Nëse një qen ka për vendbanim një mjedis të rrezikshëm, dhe është endacak, mund të ketë më shumë gjëra të përbashkëta me një ujk sesa me një qen.

Kafshët endacake zakonisht qëndrojnë së bashku, jetojnë nëpër territore të caktuara dhe i mbrojnë ato. Në disa raste, ndodhë që nuk iu frikësohen as njerëzve.

Në rast se takoni një qen agresiv, mos tentoni të ikni dhe mos i hidhni asgjë, shkruan brightside.

Nëse shihni një qen, mos tentoni të largoheni nga aty, edhe nëse jeni i shpejtë. Kafsha përmes instinktit mund ta ndjejë frikën tuaj dhe t’iu konsiderojë një pre të mirë.

Qëndroni në distancë dhe pritni derisa qeni të largohet

Lëvizni ngadalë nga prapa, duke ndjekur reagimin e tij. Nëse qeni fillon të lëvizë, ndaloni, ndërsa nuk merr ndonjë hap, vazhdoni të lëvizni prapa. Derisa qeni shikon tutje, ju mbani ritmin e zakonshëm.

Ju mund të hutoni qenin duke vendosur diçka mes jush dhe tij. Kjo mund të jetë çanta juaj, çadra, një këpucë apo xhaketë. Qeni mund ta përceptojë objektin si pengesë mes tij dhe juve dhe do të shpërqendrohet.

Në rast se po vozisni një biçikletë ose skateboard, mund të dukeni shumë tërheqës për qenin.

Qentë endacakë e “ndjekin” momentin dhe zakonisht bëhen agresivë përballë biçikletave, motoçikletës, veturave dhe mjeteve të tjera transportuese. Nëse qeni fillon t’iu ndjekë, thjeshtë ndaluni dhe ai do e humbë interesin për ty.

Ju mund të vazhdoni rrugën tuaj në momentin kur qeni largohet. Mos tentoni të vozisni, qentë janë jashtëzakonisht të shpejtë dhe mund t’iu kapin.

Nëse jeni duke shëtitur me kafshën tuaj, keni dy mundësi: Të rrezikoni veten ose qenin tuaj.

Në rast se qeni fillon t’i turret qenit tuaj, është normale nëse e kapni këtë të fundit në duart tuaja. Mirëpo rreziku është që ky veprim, mund ta nxisë t’iu sulmojë juve. Nëse e lini qenin tuaj në tokë, mund ta sulmojë atë.

Nuk ka zgjidhje ideale në këtë situatë. Nëse mundeni, largoni qenin tuaj afër një pengese, gardhi ose vendoseni në një pemë.

Ekziston një mundësi tjetër: Lëreni kafshën tuaj atje ku është dhe përpiquni që endacakun ta shpërqendroni. Nëse keni ushqim me vete, hidheni në rrugë dhe nëse qeni është i uritur, nuk do e refuzojë ushqimin.

Hidhni ushqimin sa më larg që të jetë e mundur dhe nëse qeni largohet, keni mundësinë të ikni nga vendi i ngjarjes.

Nëse qeni është përgatitur t’iu sulmojë, mos e shikoni në sy ngase kjo mund ta nxisë atë të reagojë. Në anën tjetër, nëse shikoni anash, ai mund t’iu lë të lirë dhe të largohet.