Kosova

“Balkan FEST 2020” – Festivali multietnik i këngëve tradicionale

arhiva

Festivali multietnik i këngëve tradicionale të këtij viti “Balkan FEST 2020” do të mbahet në 17 Tetor në Shtëpinë e Kulturës Xhemail Berisha Prizren, organizuar nga OJQ Pllejadë, dhe nën patronatin e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në komunën e Prizrenit. Pjesmarrës do të jetë artistë dhe interpretues nga të gjitha komunitete të Republikës së Kosovës.

Festivali organizohet tradicionalisht për herë të pestë, dhe këtë vit do të organizohet në një format ndryshe për shkak të pandemisë, por me një numër të madh të interpretuesve të këngëve tradicionale nga komunitetet shqiptare, boshnjakë, goran, turk, serb, roma, ashkali si dhe egjiptian.

Festivali synon të promovojë, ruajë nga harresa dhe të paraqesë këngë tradicionale, por edhe ndryshime dhe vlera kulturore të Republikës së Kosovës dhe vendeve të Ballkanit.

Transmetimi i drejtpërdrejtë i Festivalit “BalkanFEST 2020”, i cili fillon në orën 6:30 pasdite, do të transmetohet nga RTV Besa, një kanal lokal në televizionin kabllor, redaksia Kosova.info në gjuhën boshnjake e cila do të transmetojë drejtpërdrejt koncertit përmes rrjetit sociale Facebook dhe gjithashtu do të jetë në dispozicion në platforma sociale.