SPORT

Bale mund të qëndrojë përgjithmonë te Tottenham-i

Gareth Bale mund të qëndrojë në Tottenham më gjatë se një vit huazim për të cilin klubi arriti marrëveshje me Real Madridin, sipas menaxherit të uellsianit, Jonathan Barnett.

Sulmuesi 31-vjeçar iu ribashkua Tottenhamit këtë verë, të cilin e kishte lënë për Real Madridin më 2013 për një shumë rekorde botërore atë botë, 94 milionë euro.

“Jam i sigurt se, nëse gjërat shkojnë mirë, ne nuk do të kemi probleme”, tha Barnett.

“Ky është klubi për të cilin Bale dëshiron të luajë. Nuk mendoj se do të ketë probleme nëse ai dëshiron të qëndrojë edhe një vit tjetër”, shtoi ai.

Bale, i cili ishte buzë largimit nga Madridi për një klub kinez verën e vitit 2019, ka kontratë me gjigantin spanjoll deri në verën e vitit 2022 dhe  në bazë të marrëveshjes duhet të kthehet në Bernabeu në fund të këtij sezoni.

Duke folur për BBC Radio 4, Barnett tha: “Shpresojmë se nuk duhet të kthehet në Real. Ai do të jetë shumë i suksesshëm në Tottenham, ku dëshiron të qëndrojë dhe do të jetë e lehtë të arrihet marrëveshje për këtë”./Gazeta Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.