Kosova

Bajqinovci: PSD janë parti e bame ndeshje

Ish-gazetari Mefail Bajqinovci i cili së fundmi është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe është në listë të kandidatëve për deputet të kësaj partie, ka folur në Interaktiv në lidhje me përplasjen fizike të bashkëpartiakut të tij Haki Abazit dhe anëtarit të PSD-së Dardan Molliqaj.

Ai PSD-në e ka quajtur parti të bërë ndeshje dhe ka thënë se ajo është klinikisht e vdekur ndërkohë ka thënë që nuk do të marin asnjë karrige të deputetit në Kuvend.

“Haraqexhinjtë, bandidat janë bërë  bashkë dhe tash do të sulmojnë me atë që kanë sepse e dinë që pas 6 tetorit  as në çka ka të re nuk do të mund të dalin, se për të hyrë si deputet as që do të diskutohet kjo punë. PSD është një parti e bame ndeshje, ne e dimë që është klinikisht e vdekur. Tradhtarët janë tradhtar, s’kemi çfarë të iu bëjmë”, ka thënë Bajqinovci nga LVV.

Ai tutje ka thënë për koalicionin AAK-PSD se nuk kanë kurrfarë gjasa dhe do të mbesin aty ku janë duke aluduar në AAK që sipas tij do të jetë me 10-të deputet duke u shprehur që nuk sheh rritje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.