Kombëtare

Bainca e Lipjanit mbetet pa rrymë pas rrëzimit të shtyllës elektrike

Me të parë ekipin e KTV-së, ky automjet i KEDS-it, u kthye prapa, duke mos kryer punën për të cilën ishte njoftuar paraprakisht.

Erërat e forta bënë që kjo shtyllë elektrike të rrëzohet duke lënë pa energji elektrike më shumë se 10 familje të fshatit Baincë, nga Lipjani.

Ndërsa edhe përkundër vendosjes së shtyllës së betonit, Adem Sylaj thotë se ekipet e KEDS-it refuzuan të bëjnë lidhjen e energjisë elektrike.

Derisa për shkak të rrezikut eventual nga goditja e rrymës, banorët thonë se ata vetë bënë shkyçjen e telave nga trafoja e vjetër pa ndihmën e ekipeve të KEDS-it.

E në gjendje më të mirë nuk është as kjo shtyllë elektrike që paraqet rrezik për këta banorë. (pamje tu e lëkund banorët shtyllën)

Derisa më herët, një ekip i KEDS-it u largua nga vendi i ngjarjes, këtu erdhi ekipi i shkyçjes për ta kryer punën.

Përmes një komunikate, KEDS-i ka bërë të ditur se shkaku i motit të ligë, banorë të disa zonave kanë mbetur pa energji.

“KEDS-i njofton se në disa pjesë të vendit, sidomos pjesën perëndimore, janë duke fryrë erëra të fuqishme. Si pasojë, janë shkaktuar një numër i konsiderueshëm i prishjeve, veçanërisht në rajonin e Pejës. Disa prishje janë edhe në rajonet e Prizrenit, Mitrovicës e Gjakovës. Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues (tela) të këputur”, ka thënë Viktor Buzhala, Zëdhënës i KEDS-it.

Tutje, në këtë komunikatë thuhet se KEDS-i është duke investuar në shtylla të reja si dhe në mirëmbajtje të vazhdueshme të rrjetit.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.