Kosova

Bahtiri pasi Mitrovica u fut në zonën e kuqe: Shpresoj që ky vendim është marrë pa ndonjë qëlllim

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka reaguar pasi kjo komunë u vendos në zonën e kuqe për masat anti-Covid, shkruan Gazeta Express.

Sipas tij, ky vendim është i padrejtë, pasi numri i rasteve me COVID nuk ka kaluar mbi 120 në javën e fundit.

“Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë që Mitrovica të futet në Zonën e Kuqe për masat anti-COVID-19 është i padrejt, pasi që në bazë të numrit të popullsisë dhe praktikave të zbatuara deri më tash, komuna jonë duhet ta kaloj numrin prej 120 rasteve me COVID-19 për t’u futur më këtë zonë.

Sipas statistikave zyrtare të publikuara nga IKShP-ja në Mitrovicë për shtatë ditë kanë rezultuar 106 raste pozitiv me COVID-19”, ka shkruar Bahtiri në Facebook.

Ai shpreson se ky vendim sipas tij, i padrejtë është marrë pa ndonjë qëlllim.