Kosova

Bahtiri: Kundërshtoj ashpër iniciativën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se ai është kundër iniciativës për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Bahtiri ka thënë se një prej arsyeve që ai po e kundërshton këtë iniciativë është se Qeveria aktuale nuk do të mund ta shtrijë pushtetin e kësaj gjendje në tërë territorin e vendit, transmeton KOHA.

 “Kundërshtoj ashpër iniciativën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila besoj se do të ketë pasoja edhe më të mëdha se sa gjendja nëpër të cilën po kalojmë. Një armik të padukshëm siç është koronavirusi COVID-19 nuk mund ta luftojmë me ushtri e me masa që do ta shkatërrojnë ekonominë e shtetit, e cila po kalon edhe ashtu në situatën më të rëndë që nga paslufta”, ka thënë ai.

Kryetari i Mitrovicës po ashtu ka dënuar sulmin ndaj Kryetares së Kuvendit që ju bë nga një deputet i LDK-së.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483