Kosova

Bahtiri: Jam me LDK’në e Rugovës, ai nuk do ta rrëzonte qeverinë në këtë situatë

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur përsëri për prishjen e koalicionit pas deklaratës së mëhershem që u cilësua kontraverse, ku ndër të tjera tha se nëse VV’së nuk i jepet e drejta për të krijuar përsëri qeverinë vendi shkon në ‘’vellavrasje’’.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se është çdoherë me LDK-në e Ibrahim Rugovës, por jo atë të grupeve.

“Po ju them të vërtetën. Kam qenë ithtar i fuqishëm që ky koalicion të bëhet sepse e kam parë si të vetmen zgjidhje për t’i çuar proceset përpara”.

“Bahtiri çdoherë do të jetë me LDK-në e Rugovës, por jo të grupeve. Sipas mendimit tim, e kanë bërë një pabesi në aspektin e çështjes së koalicionit”.

I pyetur se a do t’i bashkohet LDK-së, Bahtiri ka thënë se këtë kërkesë e ka pasur prej kohësh.

“Këtë kërkesë e kam pasur qysh prej fillimit nga Isa Mustafa dhe nga shumë miq që kam në LDK. Por unë jam përcaktuar për një parti – jam këtu ku jam. Me frymën e Rugovës do të jem çdoherë. Në këtë situatë kur vendi po përballet me një pandemi, nuk është dashur të rrëzohet Qeveria. Po të kishte qenë Rugova, kjo kurrë nuk do të kishte ndodhur”.

“Unë jam kundër grupeve të interesit të caktuar në LDK. Po të ishte Rugova gjallë kurrë nuk do ta kishte lejuar prishjen e Qeverisë në një situatë të tillë. Kur Qeveria po e menaxhonte mirë këtë situatë, ata ia hoqën fuqinë e vendimmarrjes dhe kjo nuk shkon në favor të askujt”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.