Kosova

Bahtiri e paralajmëron Hotin: Në Mitrovicë pa folur me mua qeveria të mos e kufizojë lëvizjen

Në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës që pritet të mbahet brenda pak orësh, do të propozohet kufizimi i lëvizjes së qytetarëve edhe në 4 komuna tjera të Kosovës

Lëvizja e qytetarëve do të kufizohet në Mitrovicë të Jugut, Gjilan, Fushë Kosovë dhe Shtërpcë, nga ora 21:00 deri në orën 05:00.

Por I nervozuar ndaj këtyre zërave është shprehur kreu I Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook është shprehur se Qeveria së pari duhet që të konsultohet me të dhe se vet ai, pra Agim Bahtiri duhet ta jap fjalën përfundimtare sa I përket kësaj cështjtje.

“Pohimet se Qeveria do të vendos ndalimin e qarkullimit të personave fizik nga ora 21:00 në Mitrovicë, janë shqetësuese për qytetarët. Kërkoj nga Qeveria e Kosovës që mos ta marrë vendim për vendosjen e kësaj mase, sepse situata me COVID-19 nuk mund të menaxhohet me këtë masë”, ka thënë Bahtiri.

Thotë se e njeh situatën në të cilën gjenden qytetarët e Mitrovicës.

“Unë i respektoj rekomandinet e IKShP-së kurdo që ato janë zyrtare, mirëpo kufizime të tilla për qytetarët e Mitrovicës nuk mund të merren pa u konsultuar me mua si kryetar komune. Çdo kryetar komune e njeh situatën në të cilën ndodhen qytetarët e tij, dhe kryetari duhet ta jep pëlqimin përfundimtar”, thotë Bahtiri.

E para një jave, qeveria vendosi ta ndalojë qarkullimin e qytetarëve në po të njëjtin orar në Prishtinë, Ferizaj, Prizren e Vushtrri.

Qytetarët, do të lejohen të dalin në këtë orar vetëm në raste urgjente shëndetësore, në rast të nevojës për t’u kujdesur për të sëmurë, për persona me nevoja të veçanta, vetëm nëse të sëmurët apo personat me nevoja të veçanta nuk kanë mundësi të kujdesen për vetveten, Gjithashtu, qytetarët do të lejohen të dalin në rast të kërkimit të ndihmës nga institucione përkatëse, siç është rasti me viktimat e dhunës familjare, në rast të vdekjes së anëtarit të familjes, në rast të paraqitjes së nevojave për dalje jashtë shtëpisë/banesës për nevojat fiziologjike të kafshëve, por jo më larg se 500 metra nga banesa dhe shtëpia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483