Baggio: Zirkzee dhe Yildiz kanë cilësi të mëdha

Ikona e futbollit italian, Roberto Baggio, në një intervistë për mediet italiane, ka lavdëruar sulmuesin e Bologna-s Joshua Zirkzee dhe talentin e Juventusit, Kenan Yildiz.

Sipas Baggio-s, ylli i Bologna-s, është lojtar me cilësi të mëdha.

“Ai po bën një kampionat të jashtëzakonshëm në Bologna. Ai ka cilësi të mëdha dhe hapësirë të bollshme për t’u përmirësuar”, ka thënë Baggio.

Legjenda italiane i vlerëson lartë edhe cilësitë që posedon talentin i juventinëve, Kenan Yildiz.

“Më pëlqen shumë, ka cilësi të pabesueshme. Ai mund të arrijë shumë”, ka theksuar Baggio.

Go to TOP