SPORT

Babi i teniserit i reagon ambasadorit Cana: Kosova për ne është sikurse Jerusalemi për Izraelin

Tenisti serb, Novak Gjokoviq, në një video të publikuar në rrjete sociale është dëgjuar teksa këndon këngë nacionaliste serbe në të cilat përmendet edhe Kosova.

Një gjë e tillë e ka irritur ambasadorin e Republikës së Kosovës në Bullgari, Edon Canën, i cili e ka quajtur Gjokoviqin si primitiv, nacionalist dhe shovinist.

E ndaj deklaratave të ambasadorit Cana ka reaguar Srdjan Gjokoviq, babai i tenistit  serb, duke thënë se djali i tij është nacionalist dhe se “Kosova është Serbi”, shkruan index.hr,

“Novaku është një nacionalist, sigurisht, sikur që jam unë dhe shumica e njerëzve në këtë vend. Nuk është gjë e keqe. Ne i duam njerëzit tonë dhe vendin tonë, por ne nuk i urrejmë të tjerët dhe vendet tjera. Vendi ynë, dhe ju e dini, është tokë e shenjtë, sikur që është për izraelitët Jerusalemi. Tutje, Ne do të jemi gjithmonë me Kosovën. Kosova do të jetë gjithmonë zemra e Serbisë. Siç është tani, do të jetë gjithmonë”, ka thënë Srdjan Gjokoviq në një intervistë për televizionin serb TV Prva, transmeton Kosova.info.

Leave a Reply

Your email address will not be published.