Kosova

Babai nga Podujeva nuk di asgjë për vendodhjen e vajzës së tij të mitur

Një prind nga fshati Llapashticë e Poshtme të Podujevës, ka njoftuar policinë se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk di asgjë për vendodhjen e saj.

Policia është duke e hetuar rastin.

Njoftimi i plotë i policisë:

PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Llapashticë e Poshtme, Podujevë, 31.07.2021 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij  e mitur viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk dinë gjë për fatin e saj. Rasti është duke u hetuar.