Kosova

Babai kanos me armë zjarri djalin e tij në Skenderaj

Në orët e mbrëmjes të ditës së enjte policia e Kosovës ra raportuar për një rast të kanosjes dhe armëmbajtje pa leje.

Në raportin e policisë thuhet se viktima ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është kanosur me armë zjarri nga babai i tij.

Policia e Kosovës menjëherë ka reaguar për rastin ku ka kontrolluar shtëpinë e tyre dhe aty janë konfiskuar: dy pistoleta, një AK/47 dhe nëntë copë fishekë.

Të dy personat janë intervistuar nga ana e prokurorit dhe pas kësaj janë liruar në procedurë të rregullt. /Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.