Show Biz

Babai i këngëtarit poezi prekëse: Vëzhgoj yjet që bien nga qielli mos njëri prej tyre je ti

Plot 3 vjet më parë, në një aksident tragjik me motor humbën jetën këngëtari Ergi Dini dhe shoku i tij, Kejdi Halili, të dy 21 vjeç.

Dashamir Dini, i ka dedikuar një poezi mjaft prekëse Ergit, ku flet për mallin që nuk e shuan askush.

Akoma me prekëse, në këtë poezi është momenti që ai flet për nënën e Ergit, ku humbja e tij, e ka hutuar aq shumë, duke nxjerrë në pah dëshirën e çdo nëne që ka për djalin e tij, që një ditë ta shohë dhëndër.

Por, kjo ditë nuk do të vijë kurrë, pasi Ergi Dini u bë dhëndër para kohe, e nëna e tij pret një nuse që nuk do të vijë kurrë.

Ergi Dini iku nga kjo botë për të lënë pas dhimbjen e madhe tek prindërit, e duke ndërprerë në mes një karrierë mjaft premtuese si këngëtar.

Shfaq më shumë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

//thaudray.com/4/3473483