Kombëtare

Testet PCR nga sot kryhen edhe në Qendrën e IKShPK-së në Gjilan

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me kryetarin e Gjilanit, Lutfi Haziri, morëm pjesë në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Qendrën rajonale të IKShP në Gjilan.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Zemaj me anë të një statusi në Facebook.

“Nga sot, testet PCR mund t’i kryhen edhe pranë Qendrës rajonale të IKShPK-së në Gjilan, kështu, vijon decentralizimi dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore duke u afruar edhe më pranë qytetarëve”.

“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka zgjeruar kapacitetet e veta testuese duke pajisur me aparate për teste PCR të gjashtë qendrat rajonale të IKShPK. Kështu, mbulohen të gjitha rajonet me këtë shërbim të nevojshëm në kohë pandemie”.

“Pajisja për teste PCR, tashmë është vënë në funksion dhe qytetarët e këtij rajoni, mund t’i kryejnë testet pa pasur nevojë të udhëtojnë në qendrat tjera për teste. Projekti për kryerjen e testeve PCR në qendrat rajonale, ka kushtuar 1.752.210 euro”, shkruan ai.

Së bashku me kryetarin e komunës Lutfi Haziri, morëm pjesë në lëshimin në përdorim të pajisjeve PCR në Qendrën rajonale…

Posted by Armend Zemaj on E hënë, 25 Janar 2021