Show Biz

Azet publikon video të shkurtër të albumit “Inshallah”

Rep-artisti me prejardhje nga Podujeva, Azet, është njëri nga më të dëgjuarit në estradën shqiptare dhe më tej. AI kohëve të fundit ka bërë një pauzë të shkurtër, ndërsa ka fshirë të gjitha fotografitë dhe videot nga rrjetet sociale.

Gjatë ditës së sotme (e diel), duket se reperi ka vendosur të thyej heshtjen, përmes një videoje të ndarë në rrjetin social Instagram.

Ai ka paralajmëruar lansimin e albumit “Inshallah”, ndërsa ka ndarë edhe një ‘trailer’ të tij

Në të reperi ka vendosur të shfaq një band, të cilët bënin biznes me lëndë narkotike dhe para, ndërsa shiheshin edhe makina të markave të njohura.

Azet (Foto: Youtube/KMNGANG)

Ndërkaq, kënga e tij e fundit “Lass Los” është realizuar para katër muajsh, e cila erdhi në bashkëpunime këngëtaren Dhurata Dora.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.