Kosova

Vitia bisedon me komandantin e KFOR-it lidhur me COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pritur sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralin Franco Federici.

Në këtë takim u diskutua çështja e bashkëpunimit lidhur me menaxhimin e situatës me COVID-19, si dhe koordinimi i aktiviteteve për të adresuar sa më drejt në të gjitha aspektet këtë sfidë të shëndetit publik.

Vitia ka falënderuar forcat paqeruajtëse në Kosovë për misionin e tyre dhe përkrahjen dhënë përveç tjerash edhe sektorit të shëndetësisë.

Është biseduar edhe për vaksinimin kundër COVID-19 dhe dërgimin e mesazheve sa më të qarta tek popullata për rëndësinë e këtij procesi dhe të zbatimit të masave të ndërmarra me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejmë të virusit.

Po sot, i pari i shëndetësisë ka pritur në takim për të biseduar rreth COVID-19 dhe bashkërendim të aktiviteteve Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e KB-së në Kosovë, e cila ishte e shoqëruar nga përfaqësuesit e lartë të zyrave të agjencioneve të KB në Kosovë si OBSH e UNICEF. /Kosova.info/