Kosova

Avramopoulos vjen të enjten në Prishtinë për të dhënë kumtin pozitiv për vizat

Komisionari për Punë të Brendshme dhe Migracion, Dimitros Avramopoulos, të enjten e javës tjetër do të qëndrojë në Prishtinë.

KTV-ja mëson se zyrtari i lartë i BE-së, gjatë një fjalimi në Kuvend, pritet që ta konfirmojë vendimin pozitiv të Komisionit për liberalizimin e vizave.

Ai do të ketë një sërë takimesh, duke përfshirë atë me presidentin Hashim Thaçi. Një ditë më parë, të gjithë krerët shtetërorë do të qëndrojnë në Bruksel për takim me Federica Mogherinin, në ditën që do të bëhet publik vendimi për liberalizimin.

KTV-ja ka raportuar këtë javë që vendimi për liberalizimin do të ndodhë javën tjetër, përkatësisht më 18 korrik.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.