Kombëtare

AVONET akuzon një kompani në Ferizaj se po keqpërdor paranë publike me projekte

Rrjeti i OJQ-ve AVONET thotë se në vazhdimësi është duke ngritur shqetësimet për cilësi të dobëta të punimeve në Komunën e Ferizajt, lidhur me projektin asfaltimi i rrugës Rahovicë – Kishnapole.

Ky projekt tre vjeçar, sipas AVONET, i cili është në fazën finale të projektit nga kompania ‘Gërlica Kompani’, i njëjti operator ekonomik që ka në të njëjtën kohë edhe me një kontratë tjetër në asfaltimin dhe zgjerimin e rrugës së fshatit Mirosal.

“AVONET konsideron se është duke u keqpërdorur paraja publike në këtë projekt, i cili kapë shumën afro 3 milion euro. Nga fillimi AVONET ka ngritur shqetësimet tek zyrtarët e Komunës së Ferizajt, por edhe tek Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit që ky projekt nuk është duke u realizuar në kuadër të standardeve dhe planifikimit si është edhe në paramasat e projektit”, thuhet në reagimin e AVONET.

AVONET tutje thotë se Gërlica kompani, më 9 qershor të vitit 2019 kishte filluar rregullimin e rrugës të fshatit Mirosal, ku kjo kompani kishte marrë materiale (mbeturina e asfaltit) të rrugës dhe kishe hedhur si material tek projekti i asfaltimit Rahovicë – Kishnapole.

“Operatori Ekonomik është dashur të realizoj paramasën e projektit në linjën 1.4, konstruksioni i trasesë së rrugës, këto paramasa të projektit në shumicën e trasesë nuk janë realizuar siç është paraparë, ku janë hedhur pjesë të asfaltit që janë hequr nga rruga e fshatit Mirosal. Po ashtu, kjo është dëshmuar edhe në fazën e fundit të këtij projekti, që shumica e rrugës ka bërë lëvizje dhe është jo stabile, traseja e rrugës e cila vërehet edhe në foto se është dalur edhe balta mbi sipërfaqe të trasesë së rrugës”, thuhet në njoftim.

Rrjeti i OJQ-ve AVONET shpreh shqetësimin e thellë se si kryetari i Komunës së Ferizajt Agim Aliu, nuk ka marrë deri më tani asnjë masë ndaj këtyre operatorëve jo serioz, në fakt veç sa ka krijuar bashkëpunim më këto kompani.

AVONET, kërkon që Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore e Ferizajt të fillojnë hetimet ndaj menaxherëve të projekteve dhe të kontraktorëve (Operatorëve Ekonomik).