Kosova

Avokati që raportoi rastin e përdhunimit në Drenas: Duhet zgjidhur në rrugë ligjore

Rasti i vajzës së mitur që u abuzua seksualisht nga mësuesi i saj dhe hetuesi i policisë, vazhdon të jetë tema më e përfolur në Kosovë.

Sipas, avokatit Gazmend Halilaj, i cili e raportoi rastin dhe ndoqi të gjitha hapat e këtij skandali, deri te publikimi në media, tha se ky rast duhet të zgjidhet përmes rrugëve ligjore. 

Avokati Halilaj, mohoi se do ta mbrojë viktimën në proceset gjyqësore, pasi, sipas tij, qëllimi ka qenë vetëm zbardhja e rasteve të tilla.

Halilaj tha se ky rast ka rrezikshmëri për të, pasi, sipas tij, janë të përfshira pozitat e ndjeshme të zyrtarëve të sigurisë. Mirëpo, ai nuk ka frikë. 

Inspektorati i Policisë së Kosovës, për këtë rast, ka arrestuar mesuesin perdhunues, Shkëlzen Xhekaj, policin Vesel Veseli dhe gjinekologun Fehmi Ahmeti ku dyshohet se vajza u detyrua të abortonte në klinikën e tij private. Sipas Policisë, do të hetohen edhe disa individë të tjerë për këtë rast.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.